Zëdhënësja e presidentit të PL, Jasmira Memelli në një deklaratë nga selia e PL, thotë se shkak për dështimin me skemën e pensioneve janë politikat e ndjekura nga kryeministri Edi Rama.
Sipas Memellit, për të mbushur gropën e krijuar nga mungesa e kontributeve në 11 vite qeverisje të Ramës, kryeministri po kërcënon bizneset me monitorime e kontrolle të rrepta në ditët në vijim.
"Rama ka shigjetuar së fundmi, si fajtorët e vërtetë për mos rritjen e pensioneve, bizneset. Duke presionuar bizneset për të deklaruar pagat për punonjësit e tyre, si e vetmja zgjidhje për pensionistët. 37 mijë biznese të cilësuara me rrisk në fushën e pagave, kanë marrë mesazhin e qartë për të deklaruar pagat për punonjësit.
Jo vetëm që s’i mbështet por i kërkcënon, me objekt kontrolli e monitorimi për periudhën në vijim. Shumë pak i intereson Ramës, që këto biznese punësojnë qytetarët, do t’ia dalin t’u rrisin pagat që një kryeministër s’ia ka dalë t’i rrisë në 11 vite në pushtet".