Policia e Fierit përmes një komunikate zyrtare ka dhënë detaje në lidhje me mjetin i cili mori flakë në ecje dhe thuajse u shkrumbua.
Sipas komunikatës zyrtare, dyshohet se shkak është bërë një shkëndije elektrike, çka solli dhe flakët duke i rrezikuar kështu jetën edhe drejtuesit të mjetit.
Ky i fundit konstatoi flakët dhe ndaloi menjëherë dhe fatmirësisht nuk ka marrë lëndime.
Teksa paraprakisht policia thotë se ka vetëm dëme materiale, hetimi vijon për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.