Mjeti mori flakë në ecje/Policia e Fierit njoftim zyrtar, pamje nga vendi i ngjarjes

Shqipëria

Mjeti mori flakë në ecje/Policia e Fierit njoftim zyrtar, pamje nga vendi i ngjarjes

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Policia e Fierit përmes një komunikate zyrtare ka dhënë detaje në lidhje me mjetin i cili mori flakë në ecje dhe thuajse u shkrumbua.

Sipas komunikatës zyrtare, dyshohet se shkak është bërë një shkëndije elektrike, çka solli dhe flakët duke i rrezikuar kështu jetën edhe drejtuesit të mjetit.

Ky i fundit konstatoi flakët dhe ndaloi menjëherë dhe fatmirësisht nuk ka marrë lëndime.

Teksa paraprakisht policia thotë se ka vetëm dëme materiale, hetimi vijon për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat