Një deputet zgjidhet kryetar i degës së PD-së në Kamëz

Shqipëria

Një deputet zgjidhet kryetar i degës së PD-së në Kamëz

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 07:28
Petrit Doda

Partia Demokratike ka mbajtur këtë të diel zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike në Kamëz, ku tre kandidatët në garë ishin Alfred Halili, Artan Kukeli dhe deputeti Petrit Doda.

Raportohet se kryetari i ri i PD-së së Kamzës është zgjedhur Petrit Doda, edhe pse nuk dihet se sa demokratë kanë marrë pjesë në votim dhe me çfarë rezultati ka fituar deputeti.

Doda ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku falenderon demokratët e Kamzës që e kanë zgjedhur si kryetar dhe iu kërkon angazhim për të larguar keq qeverisjen në këto 7 muaj të mbetura para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Postimi i plotë:

Të nderuar demokrate dhe demokratë të Bashkisë Kamëz!

Ju falenderoj përzemërsisht për votëbesimin që më dhatë për t’ju drejtuar në këtë vit paraelektoral dhe për t’ju udhëhequr drejt fitores së sigurtë në zgjedhjet parlamentare të 2025-sës.

Me bindjen në angazhimin tonë maksimal për këtë fitore të domosdoshme, ju ftoj që sëbashku
të ndezim fuqishëm motorët e aksionit politik dhe të betejës pa kthim.

Ne kurrësesi nuk mund të pranojmë që Kamza si e gjithë Shqipëria, të mbetet peng i qeverisjes më të korruptuar e më kriminale të rajonit e të botës.

Në këto 7 muaj deri në zgjedhje le të angazhohemi në përballjen finale kundër të keqes që në 11 vite asgjësoi procesin e vërtetë elektoral, plaçkiti dhe dëboi masivisht shqiptarët.

Prandaj u bej thirrje të gjithë demokrateve dhe popullit opozitar,që ta shporrim këtë qeveri, një orë e më pare.

Rrotacioni politik, është në duart tona, në guximin dhe sakrificën tonë. FITORE!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat