Një kthesë e papritur për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 30 tetor në Shkodër. Masakra e Dobraçit kalon për hetim në SPAK.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për BalkanWeb se Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal, vepër që është kompetencë e SPAK.
Hamza Lici, shënjestra e atentatit së bashku me Arlind Bushatin humbën jetën gjatë atentatit. Ata u qëlluan me breshëri automatiku nga dy armë zjarri kallashnikov.
Atentati i mori jetën edhe dy të pafajshmëve, burrë e grua Bashkim dhe Flutura Basha. Pas hetimeve, dyshohet se në makinën e viktimave ishte dhe një person i tretë, i cili nuk është gjetur ende nga policia.