Sot, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, u zhvillua mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me angazhimin dhe pjesëmarrjen aktive të deputetëve në komisionet parlamentare dhe seancat e ardhshme plenare.
Fokusi kryesor i diskutimeve u vendos mbi rëndësinë e procesit të miratimit të Buxhetit të Shtetit për vitin 2025.
Me qëllim që çdo aspekt i buxhetit të vlerësohet dhe miratohet në kohe dhe ne përputhje të plotë me pritshmëritë dhe nevojat e qytetarëve.