Eduard Duro paraqitet në SPAK! Kryebashkiaku i Devollit akuzohet se licencoi një karburant që ishte pa leje

Shqipëria

Eduard Duro paraqitet në SPAK! Kryebashkiaku i Devollit akuzohet se licencoi një karburant që ishte pa leje

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro është paraqitur në SPAK, pasi u mor i pandehur dy javë më parë.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se Duro dyshohet dhe akuzohet për veprën e ‘Shpërdorimit të Detyrës’, pasi ka dyshime se licencoi një karburant që ishte pa leje. Duro ka qenë sot në SPAK për të dhënë shpjegime në lidhje me pozicionin e tij.

Ai u kallëzua në SPAK nga një subjekt tjetër privat.

Vetë Duro ka reaguar pasi u mor i pandehur dhe ka deklaruar se nuk ka shpërdoruar detyrën dhe se ka firmosur sipas ligjit.

“Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”. Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, ka deklaruar ai.

Veç Duros, janë nën hetim edhe pesë punonjës të bashkisë së Devollit, mes tyre specialistë të taksave dhe sekretari i përgjithshëm i bashkisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat