“Ky komision s’mbyllet pa dëshminë e Vilma Nushit”, Ndreca përplaset me Vokshin tek “Sterilizimi”: Po u bëni gjyqin njerëzve!

Shqipëria

“Ky komision s’mbyllet pa dëshminë e Vilma Nushit”, Ndreca përplaset me Vokshin tek “Sterilizimi”: Po u bëni gjyqin njerëzve!

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 11:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetarja e Komisionit Hetimor të Sterilizimit, Albana Vokshi është përplasur me nënkryetarin Plarent Ndreca për mungesën e dëshmitarëve.

Vokshi: Unë kam kërkuar në grup që sekretaria të njoftojë Vilma Nushin dhe Gentjana Peposhin, nuk e di pse nuk janë njoftuar sepse edhe vendimi i fundit e ka të cilësuar që çdo anëtar i komisionit mund të thërrasë çdo dëshmitar pa e hedhur në votim për vendim të ndërmjetëm sipas vendimit të fundit të Kushtetueses. Është e domosdoshme që Vilma Nushi të vijë nesër në komision ose të mërkurën sepse ky nuk mbyllet pa dëshminë e Nushit dhe Edi Ramës, s’mund të mbyllet pa faktorët kyç në dhënien e koncesioneve.

Ndreca: Po jep argumente krejtësisht politike (Zhupës), zonja Nushi sepse qenka edhe kontributore e PS, kjo qenka një arsye përse duhet të jetë para nesh, biznesmen që ka kontribuar dhe t’u bëjmë gjyqin njerëzve që u përmendim emrin pa kriter që i vënë në gojë kur janë në punë e tyre, i paragjykojmë. Më lër të mbaroj argumentin.

Vokshi: Sa mbaruam me aksionerët italianë, aksionarja Vilma Nushi nuk duhet të vijë ë?!

Ndreca: Ne as nuk jemi denoncuar as nuk jemi denoncues, s’jemi prokurori, se çfarë do të dalë.

Vokshi: Ti ke marrë porosi që vetëm Vilma Nushi të mos prekej, ndryshe ajo do vinte. Vilmën që ke këtu ta mbroj. As më duhet leja juaj fare mua.

Ndreca: Është mendimi im.

Vokshi: Ky është mendimi i Edi Ramës.

Ndreca: Ato (Nushi dhe Peposhi) s’kanë lidhje me kontratën e Check Up-it, s’mund të thërrasim aksionerë të aksionerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat