Zjarri i rënë pranë kufirit me Greqinë, në zonën pyjore të Leskovikut, në afërsi të piramidës 17 është fikur.
Zjarri preku sipërfaqe me shkurre në territorin tonë.
Sipas informacioneve, janë djegur rreth 5 dynym me ferra, shkurre dhe barishte duke shpëtuar kurorat e pishave në zonën e zjarrit.
Për të bërë të mundur kufizimin e kësaj vatre deri në fikjen totale të saj punuan forcat zjarrfikëse të bashkisë Kolonjë, punonjës të policisë kufitare dhe shërbimit pyjor.