“Ambasadori gjerman kundërshtoi Yuri Kim”, Berisha zbardh bisedën: Ja çfarë i tha për “non grata-n”

Shqipëria

“Ambasadori gjerman kundërshtoi Yuri Kim”, Berisha zbardh bisedën: Ja çfarë i tha për “non grata-n”

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 21:39
Kreu demokrat, Sali Berisha

Kreu demokrat, Sali Berisha, në emisionin “Open” në News24 ndërsa ka folur për rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, tha se duke u goditur opozita në Shqipëri, është rrëzuar sovraniteti i brendshëm i vendit.

“Kur u dha lajmi për shpalljen time ‘non grata’ ambasadorja Kim kërkoi takim me ambasadorët e vendeve të mëdha të akredituar në Tiranë dhe kërkonte solidaritet. Ambasadori gjerman i tha: jo zonjë ne nuk solidarizohemi me këtë vendim, ju nuk na pyetët. Ju nuk keni asnjë fakt për Sali Berishën. Ju këtë e bëtë që të ndihmoni Qeverinë, sepse vendi ka qeveri dhe opozitë”.

Berisha tha se me këtë masë u bë një grusht shteti ndaj opozitës shqiptare. “Kjo masë u vendos pasi u pyeta 1 javë nga zgjedhjet, nga këshilltari izraelit nëse isha për një koalicion të gjerë. Pyetja e dytë ishte: çfarë do të bëja unë nëse ndodh? Dhe përgjigjjia ime ishte: do e kundërshtoj me sa kam mundësi”, tha Berisha, duke shtuar se “3 javë pas zgjedhjeve më goditën duke më shpallur ‘non grata’”.

Ish-Kryeministri deklaroi se ata që realizuan goditjen nuk bënë llogaritë lidhur me reagimin e Berishës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat