“Pres heqjen e ‘non grata’”, Berisha tregon zyrtarët amerikanë që u angazhuan për dosjen në SHBA

Shqipëria

“Pres heqjen e ‘non grata’”, Berisha tregon zyrtarët amerikanë që u angazhuan për dosjen në SHBA

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 21:44
Sali Berisha

“Pres që vendimi i “non grata” të ndryshojë pas fitores së Donald Trump”, u shpreh në emisionin “Open” në News24, kreu demokrat Sali Berisha.

Ai tha se Methew Palmer dhe diplomatë të tjerë përgatitën dosjen për të më shpallur non grata, pasi e kishin dorëzuar politikën e jashtme të SHBA në duart e George Soros.

Berisha tha se McGonigal, Rosini dhe Lublodev ndërmorën veprime konkrete, duke u paguar me mijëra euro, për të më shpallur “non grata”.

“Pas 4 vitesh hetimi, doli që akti korruptiv i Sali Berishës, ishte pagesa që vajza ime ka bërë për probleme shëndetësore, shuma që ishin deklaruar”, tha kreu demokrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat