“Pres që vendimi i “non grata” të ndryshojë pas fitores së Donald Trump”, u shpreh në emisionin “Open” në News24, kreu demokrat Sali Berisha.
Ai tha se Methew Palmer dhe diplomatë të tjerë përgatitën dosjen për të më shpallur non grata, pasi e kishin dorëzuar politikën e jashtme të SHBA në duart e George Soros.
Berisha tha se McGonigal, Rosini dhe Lublodev ndërmorën veprime konkrete, duke u paguar me mijëra euro, për të më shpallur “non grata”.
“Pas 4 vitesh hetimi, doli që akti korruptiv i Sali Berishës, ishte pagesa që vajza ime ka bërë për probleme shëndetësore, shuma që ishin deklaruar”, tha kreu demokrat.