“Kristiani s’mund të bëhet Kristina”/ Berisha: PD respekton orientimin e secilit, por ndryshimi i seksit me operacion është monstruozitet

Shqipëria

“Kristiani s’mund të bëhet Kristina”/ Berisha: PD respekton orientimin e secilit, por ndryshimi i seksit me operacion është monstruozitet

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 22:11
Kryetari i PD Sali Berisha

Kryetari i PD Sali Berisha, i ftuar në emisionin Open në News 24, tha ndër të tjera se Donald Trump fitoi si president në SHBA, edhe sepse demokratët folën publikisht për ndryshimin e seksit me anë të operacionit. Berisha tha se fenomeni i ndryshimit të gjinisë me anë të operacionit në SHBA ishte një agresion kulturor i George Soros.

Analisti Agim Baçi i tha Berishës se në kohën kur PD ka qenë në qeveri ka miratuar një ligj për të drejtat e LGBT. Berisha u shpreh se ai ligj është vendosur duke u konsultuar me përfaqësuesit e besimeve fetare. Sipas tij, nuk mund të injorohet një fenomen që ka ekzistuar që në kohët e lashta. Sipas Berishës, secili ka të drejtë të zgjedhë drejtimin seksual të tij, por “nuk mund t’i thuash Kristianit të kthehet në Kristina”, duke e imponuar atë që të ndërrojë gjini me anë të operacioneve.

Agim Baçi: Në kohën që Berisha ka qenë kryeministër, ka pasur ligj, për të drejtat e LGBT dhe në atë kohë ka pasur shumë debate brenda PD-së. Sot që është përballë këtij fakti, do ketë një ndryshim të konceptit ndaj këtij agresioni kulturor, që tenton ta çojë familjen në ekstrem?

Sali Berisha: Sali Berisha respekton plotësisht orientimin e secilit. Atë ligj për dijeninë tuaj e kam të konsultuar me përfaqësues të besimeve fetare dhe kanë qenë dakord. Nuk mund të injorosh një fenomen që ka qenë gjithmonë. Por jo t’i thuash Robertit, se ti e ke të keqen se je djalë, po të bëhesh vajzë bëhesh yll bote, këto janë monstruozitete. Qytetarët amerikanë edhe për këtë arsye votuan kundër kësaj praktike. Fatkeqësisht, Kristiani u bë Kristina. Ky është agresion kulturor. Është një shpëtim i SHBA-ve nga fenomene të tilla monstruoze. Ta harrojë kush se mund të emërojë prindit 1 dhe 2 dhe ta harrojë dikush se mund ta ndërrojë gjininë me operacione. Secili ka të drejtën e orientimit seksual, por jo shoqëria t’i ndërhyjë, “që bëhu vajzë tani se ke djallin se je djalë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat