Turistët e huaj që vizitojnë Gjirokastrën kanë mundësi të shijojnë bukurinë arkitekturore dhe trashëgiminë historike.
Por jo vetëm kaq, ata mund të provojnë kuzhinën lokale dhe të përjetojnë kulturën e tij unike, gjithashtu të marrin pjesë në një nga zanatet më të vjetra të qytetit.
Mjeshtri i gdhendjes së drurit, Viktor Nurçe, ka nisur të organizojë kurse për turistët, ku u mëson atyre teknikat e gdhendjes së drurit.
Në këto klasa të veçanta, turistët jo vetëm mësojnë aftësitë praktike, por edhe njihen me historikun e këtij zanati dhe rëndësinë që ka pasur për shtëpitë tradicionale të Gjirokastrës.
Shumë prej turistëve e përjetojnë këtë si një eksperiencë të veçantë dhe e vlerësojnë informacionin që marrin mbi këtë artizanat.
Punimet që ata krijojnë gjatë kurseve i marrin me vete, duke ruajtur kështu një kujtim të prekshëm nga vizita e tyre në qytetin e mbrojtur nga UNESCO.