Fatjon Softa zbulon prapaskenat: Ja pse erdhi prokurorja belge në Tiranë

Shqipëria

Fatjon Softa zbulon prapaskenat: Ja pse erdhi prokurorja belge në Tiranë

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 06:14
Eksperti për çështjet e sigurisë, Fatjon Softa

Eksperti për çështjet e sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar në një emision televiziv se larjet e hesapeve po bëhen në Belgjikë, ndërsa shpjegoi se pse erdhi prokurorja belge në Tiranë.

“Së pari, Belgjika është vendi ku aplikacioni Sky Enchrochat është zbërthyer dhe ka informuar SPAK-un me dosje dhe ku ka ndihmuar shumë nga zbardhja e këtyre përgjimeve për të krijuar te SPAK-u një lloj procedimi ndaj grupeve kriminale.

E dyta, është rritja e agresivitetit të grupeve kriminale dhe shqetësimit ndaj tyre sepse edhe larja e hesapeve po i bëjnë në këto territore. E treta, është një linjë bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Belgjikës, të cilët kanë një aktivitet kriminal të avancuar. Shqipëria është sot vendi ku ka pastrim parash".

Ai vuri në dukje se midis Shqipërisë dhe Belgjikës janë ngritur grupe të përbashkëta hetimore për të luftuar krimin e organizuar.

“Janë ngritur grupe të përbashkëta hetimore midis atyre shqiptare dhe belge në luftën e përbashkët ndaj grupeve kriminale që ushtrojnë aktivitet në territorin belg por jo vetëm, por edhe pastrimi i parave, apo paratë që ato sjellin nga Belgjika dhe aktivitetet që ato kryejnë të lidhura me bandat dhe grupet e huaja që veprojnë në ato territore. Kjo lloj linje është e rëndësishme për të luftuar bashkërisht krimin e organizuar që po godet edhe këtë vend të Bashkimit Evropian”, tha Softa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat