Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, shprehu mbështetje për punën e SPAK-ut.
Abazoviç tha në emisionin e Erla Mëhillit se puna e Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri është për t’u vlerësuar, pasi ndihmon integrimin në BE.
Ai deklaroi se qeveria nuk duhet të ndërhyjë në çështje gjyqësore, por duhet vetëm të sigurojë që SPAK të ketë një personel të mirë, kushte të mira dhe bashkëpunim me policinë.
“Mendoj se kjo që po bën SPAK është shumë e dobishme për shtetin e Shqipërisë. 2 kanë qenë sfidat në Mal të Zi, të ndryshojmë ligjin, dhe ndërkombëtaret nuk kanë pasur mirëkuptim për veprimet që kemin bërë në qeveri. Ideja jonë ka qenë të shpërngulen njerëz që janë ndenjur për një kohë të gjatë në institucione duke bashkëpunuar me grupe kriminale. Kanë filluar të arrestohen njerëz të jetës politike, njerëz që kanë qenë në krye të gjykatave, kemi në burg aktualisht kryetarin e prokurorisë speciale, dhe kjo për 2 vjet ka arritur të ndërrojë komplet situatën. Nëse duam të shkojmë në BE duhet të tregojmë rezultate. Unë mendoj se duhet mbështetur gjithë aktiviteti i SPAK, qeveria nuk duhet të ndërhyjë në çështje, vetëm të bëjë të mundur që të ketë personel të mirë, kushte të mira dhe bashkëpunim me policinë. Mali i zi ende nuk është pastruar, kemi ende shumë policisë të lidhur me krimin por ky aktivitet duhet të niset. Edhe ju jeni nisur në këtë drejtim dhe ndoshta e mbyllni më shpejt se ne”, tha Abazoviç.