Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë verilindore.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat në relievet malore në lindje dhe juglindje hera-herës pritet të jenë deri të dendura.
Vranësirat nga orët e pasdites e të mbrëmjes pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Mjegull / mjegullinë dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve.
Era parashikohet të fryjë nga kuadratin e veriut me shpejtësi mesatare 3-9 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë veriperëndimor dhe zonat luginore fiton shpejtësi 12-18 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen nga -1 në 22 gradë Celsius.