Edhe këtë vit pati një boom kërkesash nga maturantët për të studiuar Teknoligji Informacioni.
Por referuar Indeksit të Konkurueshmërisë së IT-së, përpiluar nga Emerging Europe, që mori në analizë 23 vende në zhvillim në Europë, rezulton se Shqipëria ka numrin më të madh të të diplomuarve në IT, por që janë më të keqpaguarit në rajon.
Pagat më të larta inxhinierët e IT-së I marrin në Lituani, Estoni dhe Çeki, ndërsa më të ulëtat në Azerbaxhan, Shqipëri dhe Kosovë.
Eranda Ymerali, eksperte punësimi thotë: “Ka shumë kompani të huaja që e shohin Shqipërinë si një vend potencial ku mund të regjistrojnë kompaninë e tyre dhe të gjejnë stafe mjaftueshëm për të ofruar shërbime. Shërbimet jo detyrimisht ofrohen në Shqipëri, ofrohen edhe jashtë, por stafi punon në Shqipëri dhe paguhet me standardet e Shqipërisë. Dhe duke iu referuar këtyre niveleve të Shqipërisë, këto profile janë të mirëpaguara, por po ta krahasojmë këtë nivel pagese me vendet e Bashkimit Europian, ky nivel page nuk është konkurrues dhe jo pa qëllim kompanitë ndërkombëtare vijnë e investojnë në Shqipëri duke e ditur që të njëjtën punë, të njëjtën cilësi mund ta gjejnë në Shqipëri me më pak para.
Një inxhinier IT që ka 5 apo më shumë vite përvojë punë në Shqipëri paguhet me 3000-3500 euro pagë mujore neto. Ndërkohë që në Bashkimin Europian i njëjti profil më të njëjtat vite përvojë do të merrte minimalisht 7000-8000 euro pagë mujore neto.
Vendet që po tërheqin më shumë të diplomuar shqiptarë në IT janë Gjermani, Austria, vendet nordike dhe natyrisht SHBA”.