Zmadhimi i aortës dhe problemet me diabetin, ish-kryebashkiaku Safet Gjici në gjendje jo të mirë shëndetësore

Shqipëria

Zmadhimi i aortës dhe problemet me diabetin, ish-kryebashkiaku Safet Gjici në gjendje jo të mirë shëndetësore

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 12:48
Safet Gjici

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe ka kërkuar qëndrimin në shtëpi për pjesën e mbetur të dënimit për shkak të kushteve shëndetësore.

Gjykata vendosi ditën e djeshme thirrjen e ekspertëve mjeko ligjorë që do të verifikojnë gjendjen shëndetësore të ish-kryebashkiakut Safet Gjicit.

Sipas avokatit, Gjici vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Avokati Jançe shprehet se këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësore.

Seanca e radhës ku ekspertët mjekoligjorë do të paraqiten në gjykatë për të marrë udhëzimet është data 14 nëntor 11:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat