Kryetari i Njësisë Administrative Fushë Kuqe, Kristo Martinaj, është ndaluar nga policia pas dyshimeve për shpërdorim të detyrës.
Sipas hetimeve të kryera nga policia, Martinaj ka tentuar të përfitojë një sipërfaqe toke në lagunën e Patokut, duke porositur shtetas të ndryshëm që të hedhim inerte pranë lokalit të tij, në një zonë të mbrojtur.
Veprimet hetimore kanë çuar në ndalimin e Martinaj, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme, në kuadër të akuzave për “Shpërdorimin e detyrës” dhe “Pushtimin e tokës”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shpërdorimit të detyrës, kanë ndaluar me inciativë shtetasin K.(F.) M., 55 vjeç, me detyrë kryetar i njësisë administrative Fushë Kuqe, Kurbin”, thuhet në njoftimin e policisë.