Nis në Gjykatën e Posaçme shpallja e pretencës ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako aktualisht nën arrest shtëpiak.
Në seancë është i pranishëm avokati i tij mbrojtës, ndërkohë që mungon Dako. Nuk janë të pranishëm edhe Shyqyri Farruku, Ardian Bulku.
Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, kërkoi e seanca të vijojë pa praninë e të akuzuarve. Prokurori tha se hetimi nisi në 2020 për shpërdorim detyre dhe bashkë me këtë çështje u bashkua dhe një hetim tjetër mbi procedurën e prokurimit për Promanade.
Siç raporton Anila Hoxha e cila po ndjek procesin, prokurori Kllapi theksoi gjatë pretencës se janë administruar dokumenta në Bashkinë Durrës për lejen e ndërtimit, pranë Kadastrës dhe nga sa rezulton nga aktet administratori Farruku ka paraqitur dokumentat për zhvillimin dhe ndërtimin e një objekti shtatë kate.
Së bashku me këtë dokument ka edhe shkresa të tjera për shtesë papafingo dhe mbas specialisti e studioi aty shtohet edhe studimi sizmik. Në daten 10 shtator 2010 është miratuar pa papafingon. Në 20 dhjetor 2010 pa filluar ndërtimi subjekti ka paraqitur kërkesë për shtesë.
“Pra leja është dhënë për legjitimuar katër kate”, tha prokurori.