“Po e keqpërdorni atë të shkretin”, Beqaj irritohet pas deklaratës së Vokshit: Mos i përdorni ato epitete! Hallin tënd s’ta zgjidh dot unë

Shqipëria

“Po e keqpërdorni atë të shkretin”, Beqaj irritohet pas deklaratës së Vokshit: Mos i përdorni ato epitete! Hallin tënd s’ta zgjidh dot unë

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 15:32
Ilir Beqaj

Debati i ashpër mes anëtarëve në Komisionin Hetimor të Sterilizmit dhe Check Up-it vijon prej orës 11:00.

Kërkesa e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj ka nxitur debat mes opozitës dhe maxhorancës.

Ai kërkoi që dhënia e dëshmisë të shoqërohej edhe me ilustrime fotosh apo videosh.

Kjo është kundërshtuar nga kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, e cila theksoi se nuk mund të plotësohet infrastruktura.

Nënkryetari Plarent Ndreca ka kërkuar hedhjen në votim të kërkesës, e cila nuk është pranuar nga opozita.

Beqaj: Më keni akuzuar për hajdut, keni disa muaj.

Vokshi: SPAK-u,

Beqaj: Ju, ju.

Vokshi: Unë kam 10 vite.

Beqaj: Më jepni vendimin që ta vazhdoj, e merrni ju, nuk e marr unë, një deklaratë që unë dua ta ilustroj.

Vokshi: Do bëni deklaratën, a ka mundësi.

Beqaj: Me zë dhe figurë.

Vokshi: Do vijoj me pyetjet, më vjen keq tani. Po e keqpërdorni atë të shkretin.

Beqaj: A ka mundësi atë të shkretin mos e përdorni? Boll e keni bërë 8 muaj. Ato epitete mos i përdorni.  Hallin tënd s’ta zgjidh dot unë, ta kam thënë në Parlament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat