Buxheti i arsimit, për vitin 2025 shpenzimet rriten me 18%/ Zbardhet debati në komision

Shqipëria

Buxheti i arsimit, për vitin 2025 shpenzimet rriten me 18%/ Zbardhet debati në komision

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 15:34
Foto nga Komisioni

Buxheti i vitit 2025 për Ministrinë e arsimit dhe sportit parashikohet të jetë 62 miliardë e 20 milionë lek.

Në mbledhjen e komisionit të ekonomisë, ministrja Ogerta Manastirliu prezantoi planin e investimeve në këtë sektor me një projektbuxhet që ka pësuar rritje me mbi 18% sipas saj, por që pati kundërshti nga opozita.

Ogerta Manastirliu: E vërteta është 3.4% pbb dhe sigurisht po rritet vit pas viti. Buxheti 2025 është më i larti historik për arsimin. Ai garanton nivelin e pagave në 950 euro në muaj mesatarisht. Investimet e reja dhe në vazhdim të infrastrukturës arsimore dhe digital. Financim për ndërkombëtarizimin e universiteteve kërkimin shkencor,mbështet nxënësit dhe studentët.

Jorida Tabaku: Nga të gjitha informacionet që ne kemi këtu në buxhet, mbështetja për arsimin është 2,54% e produktit të brendshëm bruto. Si i del qeverisë një shifër tjetër, nuk e di. Kemi një rënie reale të numrit të nxënësve në shkolla, një faktor demografik që ndikon sot arsimin në Shqipëri. A ka sot një diferencë të madhe mes asaj që kërkon tregu dhe asaj që ofron sistemi arsimor?

Ministrja e arsimit zbuloi për herë të parë se për menaxhimin e shkollave do të afrohen më shumë bashkitë, jo thjesht për cështje infrastrukture apo transporti; duke e nisur si fillim si një projekt pilot në bashkinë e beratit, shkodrës dhe divjakës. Teksa tha se planifikon që prej vitit 2025 të nis nga Tirana ndihma për prindërit me mbajtjen e shkollave hapur sipas orareve të punës.

Ogerta Manastirliu: Pushteti lokal tashmë edhe përmes pilotimit të përfshihet në rekrutimin e mësuesve, monitorimit të mësuesve të cilët janë në zonë më të thella përsa i përket ndjekjes së orarit mësimor, cilësinë e mësimëdhënies, bashkëpunimit që duhet të këtë në fakt shkolla si një qendër komunitare. së bashku me pushteti lokal do të pilotojmë programin “pas shkolle apo after school” dhe programin e shkollave verore, për të patur pra në shkollë të gjitha të elementet lehtësues për familjet, që më dhe detyrat e shtëpisë të realizohen aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat