“Pagat i dyfishuat, ne na varfëruat”, pensionistët në protestë përpara Kryeministrisë

Shqipëria

“Pagat i dyfishuat, ne na varfëruat”, pensionistët në protestë përpara Kryeministrisë

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 15:34
Pensionistët në protestë përpara Kryeministrisë

“Pagat për veten ju i dyfishuat, ndërsa pensionistët ju i varfëruat….Do ta ngremë zërin, do dalim në rrugë…”, thanë pensionistët.

Pensionistët kanë ndërmarrë disa protesta radhë duke nisur që nga fundi i muajit tetor. Kjo është hera e katërt që ata protestojnë para ndërtesës së kryeministrisë duke i parashtruar kërkesat e tyre ekzekutivit shqiptar.

Pensionistët shprehen: 

Unë me pensionin që marr, kaloj vetëm 4 ditë. Shyqyr që kam një fëmijë jashtë. Ai ia heq fëmijës së vet nga goja e na mban ne. Kam punuar 40 vjet në uzinë me turne, të lodhur e të nëpërkëmbur. Këta rrojnë në planetin Mars, janë shkëputur totalisht nga ne. Po na ikin fëmijët që mezi i kemi rritur me gjak trupi.

Shyqyr që kemi fëmijët na ndihmojnë ata se po të ishin këtu, do ishin pa punë ata e keq e më keq neve. Kryetarët e bashkive po i rrisin rrogat e tyre, po i çojnë gati 3 milionë lekë, po për ne pensionistët kush do mendojë. Me thuaj një punë që bën një deputet që të paguhet aq shumë para në muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat