Kapen dy autorët e tjerë të plagosjes së 16 vjeçarit në afërsi të gjimnazit ‘Raqi Qirinxhi’.
Sipas të dhënave të konfirmuara në polici, mësohet se personi që e ka plagosur me thikë 16 vjeçarin është Rei Islami.
Islami është një emër i njohur për policinë e Korçës pasi edhe me herët është përfshirë në të tilla ngjarje, duke u dënuar për plagosje e duke vuajtur dënimin në burgun e Drenovës, ku ka dalë rreth 1 vit më parë.
Tre të rinjtë i kanë dalë para adoleshentit në fillim të rrugës së gjimnazit, pasi ky i fundit ka dalë nga mësimi dhe e kanë sulmuar.