Është nënshkruar në Emiratet e Bashkuara marrëveshja e energjisë së Shqipërisë me vendet arabe.
Ka qenë vetë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ai i cili ka ndarë disa momente nga nënshkrimi i marrëveshjes, teksa krah tij qëndron ministrja Belinda Balluku.
Ndër të tjera Rama shkruan se për krijimin e kompanisë së përbashkët publike do të investohet në Shqipëri.
“Baku, Azerbajxhan – Në mjediset COP29, u nënshkrua marrëveshja e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare(KESH) dhe gjigandit energjitik të Emirateve të Bashkuara, Masdar, për krijimin e kompanisë së përbashkët publike që do të investojë në Shqipëri e në rajon”, shkruan Rama në Facebook.