Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti këtë të martë në një takim deputetin shqiptar të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Ai ka ndarë disa pamje në rrjetet sociale, krahas të cilave thotë se janë të përkushtuar për të mbështetur shqiptarët në Serbi në mbrojtjen e të drejtave të tyre.
“Ishte kënaqësi të mirëprisja Shaip Kamberin, të vetmin deputet shqiptar të Asamblesë Kombëtare të Serbisë.
Jemi të përkushtuar për të mbështetur shqiptarët në Serbi në mbrojtjen e të drejtave të tyre”, ka shkruar ministri Hasani.