Edmond Haxhinasto është paraqitur këtë të martë prej orës 14:00 në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Mësohet se zyrtari i Partisë së Lirisë është thirrur lidhur me dosjet Meta Kryemadhi, në cilësinë e Ministrit të Energjisë. Ai është thirrur për të dhënë më shumë informacion lidhur me marrëveshjet e nënshkruara.
Kujtojmë që gjatë periudhës 2010–12, ai ka mbajtur postin e Ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë
Nga viti 2012 deri në vitin 2013 ka mbajtur postin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.
Ndërsa, në vitin 2013, ai u zgjodh Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës i Shqipërisë. Ai e mbajti këtë rol deri në shtator 2016.