Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli u paraqit këtë të martë në SPAK.
Gazetari Ermal Vija raportoi se Agolli është pyetur në lidhje me një hetim të nisur nga një kallëzim i PD-së në vitin 2022 me dyshimin se ka abuzuar me projektin ‘100 fshatrat’.
“Është kallëzuar nga PD prej 2022 me dyshimin se ka abuzuar me këtë projekt ‘100 fshatrat’.
Ndryshe nga Haxhinasto, Agolli s’ka preferuar të japë deklaratë për mediat dhe është larguar pa dhënë asnjë koment.”, raportoi gazetari Vija.