Berisha, luftë e hapur reformës/ Mërtiri: E gjithë opozita në funksion të luftës së tij me SPAK

Shqipëria

Berisha, luftë e hapur reformës/ Mërtiri: E gjithë opozita në funksion të luftës së tij me SPAK

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 18:37
Ergys Mërtiri

Analisti Ergys Mërtiri thotë se e gjithë opozita është vënë në funksion të luftës së Sali Berishës me Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Mërtiri u shpreh se SPAK është një prokurori moderne dhe po mbledh fakte duke shkuar në hetim pasuror të zyrtarëve të lartë.

“Hetime të tilla nuk janë të lehta, kërkohet bashkëpunim. Ka dosje ku përfshihen zyrtarë të ndryshëm. Sigurisht që kjo kërkon kohë dhe zgjerimin e grupit të personave në hetim. Zoti Meta ka kohë që hetohet dhe është vënë në pranga, tregon thellësinë në hetim ku ka shkuar SPAK.

E ka thënë Meta që po hetohet për pasurinë. Kjo do të jetë një zgjerim i pasur dhe i plotë. Kështu duket se po funksionon edhe për zyrtarë të tjerë SPAK është një prokurori moderne. Po mbledh fakte të tjera dhe po shkon deri në hetim pasuror. Kjo është risi, për herë të parë kemi një institucion që po e bën me seriozitet punën e vet. Nuk është vetëm Berisha. E gjithë opozita është vënë në funksion të luftës së Berishës me SPAK”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat