Me të gjitha gjasat për të mundësuar votën e emigrantëve, kodi zgjedhor 6 muaj përpara parlamentareve 2025 pritet të pësojë disa ndryshime.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve javët e fundit është përfshirë në diskutime për modalitetet e votimit të emigrantëve nga ku një prej problemeve më evidente është dërgimi me postë i votës të atyre, që do të dëshirojnë të votojnë nga diaspora.
Sipas KQZ asnjë prej operatorëve ndërkombëtar të kontaktuar nuk merr përsipër në më pak se 30 deri 45 ditë në sjelljen e zarfeve me fletët e votimit.
Për të shmangur dështimin e votës të diasporës Damian Gjiknuri Sekretar për Organizimin dhe çështjet Zgjedhore në PS, në një intervistë për Top Channel propozon një zgjidhje e cila kërkon edhe vullnetin politik të opozitës.
“Duhen ndryshime modifikime për këtë në kod. Opozita duhet të ketë vullnet për këtë”, shprehet Gjiknuri.
Sipas kodit aktual zgjedhor subjektet politike dorëzojnë në KQZ listën e kandidatëve jo më vonë se 50 ditë para datës të zgjedhjeve.
Por a është e gatshme PS në të publikuar e listës së kandidatëve shumë herët në kohë krahasuar me zgjedhjet e shkuara, për mos tu bërë pengesë për votën e emigrantëve?
“Po patjetër jemi të gatshëm”, tha Gjilnuri.
Damian Gjiknuri shpjegon se përse PS ngulmon në votimin elektronik edhe në Tiranë në parlamentaret e 2025.