Agjencia e Mbikëqyrjes Policore referoi në Prokurorinë e Shkodrës 4 efektivë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. AMP thotë se policët nuk kanë ndaluar personin me të zeza që dyshohet se ka qenë në automjetin ku udhëtonte Hamza Liçi dhe Arlind Bushati, të cilët u vranë dy javë më parë në Dobraç.
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa në një studio televizive tha se gjurmet te personi i tretë që është parë nga pamjet filmike janë, pasi ka prekur kufomën. E gjithashtu, eksperti thotë se ka gjurmë pasi ka qenë në automjet dhe ka kryer lëvizjet pa doreza.
“E para, gjurmët janë sepse duket nga pamjet filmike dhe e dyta, ka gjurmë të dukshme dhe të padukshme që i takon grupit hetimor për t’i marrë. Në momentin që ka prekur kufomën, gjurmë ka lënë.
Ka qenë edhe në mjet. Po flasim për një person në vendin e ngjarjes, i plagosur, ngjitur me policin, nuk ka as doreza”, përfundon Softa.