E Ngarkuara me Punë e SHBA, takim me anëtarët e KLGJ-së, VanHorn rikonfirmon mbështetjen amerikane për drejtësinë

Shqipëria

E Ngarkuara me Punë e SHBA, takim me anëtarët e KLGJ-së, VanHorn rikonfirmon mbështetjen amerikane për drejtësinë

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 21:39
Nancy VanHorn

Nancy VanHorn, e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, zhvilloi një takim me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), duke shprehur mbështetje për punën e tyre të palodhur dhe duke i falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Sipas një njoftimi të Ambasadës Amerikane, VanHorn riafirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur KLGJ-në dhe institucionet e tjera të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Njoftimi i ambasadës së SHBA:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për të nxitur përpjekjet e tyre të vazhdueshme dhe për t’i falënderuar për bashkëpunimin.

Ajo uroi z. Ilir Rusi për detyrën e re si kryetar i KLGJ-së dhe gjithashtu nënkryetaren Yllka Rupa. Znj. VanHorn ripohoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për KLGJ-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë, duke u kërkuar anëtarëve të KLGJ-së që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për vlerësimin e kandidatëve, për emërimin e gjyqtarëve dhe për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura me integritet, duke siguruar një sistem gjyqësor të pavarur, efikas, transparent dhe të përgjegjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat