Mosbindja civile e opozitës, politologu zbulon detajet: Ja çfarë do të ndodhë me “non gratën” e Berishës

Shqipëria

Mosbindja civile e opozitës, politologu zbulon detajet: Ja çfarë do të ndodhë me “non gratën” e Berishës

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 21:46
Sali Berisha

Situata politike në vend ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë javëve të fundit, për shkak edhe të aksioneve të opozitës.

Për të folur për këtë temë dhe ngjarje të tjera, në një emision televiziv ishte në një lidhje direkte politologu Ermal Hasimja.

Ai komentoi mosbindjen civile të opozitës, për të cilën tha se nuk e arriti qëllimin dhe gjithashtu ndikimin e SPAK në jetën politike në vend.

Intervista:

Partia Demokratike qëkurse kanë përfunduar zgjedhjet në SHBA po entuziazmohen për shkak të fitores së Trump, a ka bazë reale ky entuziazëm?

Hasimja: Ka një lojë interpretimi të rezultatit nga PD. Ideja që fiton e djathta po, aq më tepër që gjatë Bidenit ndodhi edhe vendosja e non gratës ndaj Berishës. Ky është një lloj entuziazmi i brendshëm i PD sepse më duket e vështirë që të ndryshojë raporti i politikës së jashtme amerikane me Shqipërinë.

Që nga ajo ditë duket sikur mosbindja civcile ka pësuar një lloj zbutjeje. Çfarë frytesh dha mosbindja civile në aksionet që realizoi?

Hasimja: Efekti kryesor i mosbindjes civile, ishte thjesht një seri protestash, ky aksioni i opozitës mobilizon vetë militantët e opozitës, tregon që opozita është gjallë dhe e aftë të organizohet. Përtej kësaj nuk shoh të ketë arritur ndonjë sukses për synimin e PD që është qeveria teknike.

Jetën politike në Shqiëpri e ka ndikuar në një farë mënyre veprimtaria e SPAK. Çfarë ndikim ka SPAK në jetën politike të vendit?

Hasimja: Një ndikim e ka qoftë edhe për faktin që flitet kaq shumë. Është vënë në objektin e sulmit nga ana e opozitës. Mund të them që ndikimin e ka dhe mund ta mendojmë shumë mirë që SPAK vetë është nën presione nga të gjitha anët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat