Propagandë të turpshme dhe luks e cilëson Aranita Brahaj kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj që komunikimin e tij ta shoqërojë me power point. Në studion e Debatit me Alba Alishanin, Brahaj thekson se edhe kur vijnë me pranga në duar duan ti tregojnë sukseset e tyre shqiptarëve
“Jemi mësuar që mazhoranca të na sjellë ca kontrata problematika me kostot të rënda buxhetore, pro edhe duke dhënë ide. Më kujton Ahmetajn që bënte deklarata për inceneratorët. Është në rrjedhën e një hipnoze që disa njerëz kanë që jo vetëm kanë bërë çfarë kanë dashur me paratë e sistemin publik. Me fatet se sistemi i shëndetësisë na bën të jemi pesimistë dhe të larguar nga ky vendi ynë. Këta i kanë mbushur mendjen vetes që kanë rezultate edhe kur vijnë me pranga në duar t’i sjellin publikut rezultate e suksesit kjo është në situata që ka nevojë edhe psikologë. Ne kemi 3 mandate politike që na ulet popullsia. Ti ke dënuar këtë popull me uljen e popullsisë. Nën hetim bëheshin fatura të fiktuara”.
Megjithatë pavarësisht kërkesës së Beqajt, Brahaj thekson se edhe pa dëshminë e tij, komisioni hetimor për shëndetësinë ka evidenca të mjaftueshme për të hartuar raportin.
“Mendoj që kjo është butaforike, ky komision ka mjaftueshëm evidenca, raste studimore e përfaqësues të këtyre grupeve të vlerësimit që e kanë treguar qartë se çfarë ka ndodhur me këto kontrata koncesionare që janë objekt hetimi e dhe raporti është i mjaftueshëm të realizohet dhe pa deklarata megallomane të Beqajt. Prokuroria duhet të hetojë me intensitet edhe koncesionet në shëndetësi. Jemi në një propagandë bajate. Power point është luks për t’ia dhënë. Turp që u harxhua ai karburant që e çoi Ilir Beqajn nga qelia në Parlament dhe turp të harxhojmë dhe kohën e deputetëve”.
I pashpresë për dëshminë e Beqajt, deputeti Edmond Spaho deklaron në studion e A2 CNN se mazhoranca nuk do që të hetohet.
“Nuk kam pritshmëri që dëshmia do të jepet, se të rrinë 9 veta të mazhorancës me të njëjtën gjuhë për 7 orë e gjysmë rresht, duke mos pasur asnjë arsye për t’u kapur. Ligji thotë të bësh deklaratë dhe jo vlerësim personal, por qëllimi është të mos hetohet. Dje doli një fakt kur pyetëm Ilir Rrapajn; aksionerët i kanë ndarë aksionet. E pyeta pse të dhanë 40% të aksioneve të koncesionit 100 mln Euro? Pyetjen ia bëra biznesmenit të arrestuar. Është korruptive, drejtësia këtë duhet të hetojë kush fshihet pas këtij 40%. Mazhoranca nuk do që të hetohet. Këtë e ka treguar që nga vitit 2022 kur ne kërkuam ngritjen e komisioneve hetimore. Ky komision ka kaluar në një rrugë të vështirë”.
Spaho thekson gjithashtu se në këtë komision duhet të pyetet edhe Edi Rama dhe Vilma Nushi.
“Ilir Rrapaj është përfitues indirekt, Vilma Nushi është përfituese direkte”.