Juristi Kreshnik Spahiu, i ftuar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, teksa u ndal tek sulmeve të Sali Berishës ndaj SPAK ka ngritur pyetjen se nëse një qytetar i thjesht do kërcënonte SPAK-un si Berisha, a do merrej i pandehur.
‘Mendoj se Berisha ka një qëndrim tjetër qoftë ndaj SPAK dhe mosbindjes civile si kthimi në seancë plenare. Zgjedhjet në SHBA patën një rotacion, Berisha dhe opozita po mundohen të maksimalizojë retorikën e tyre politike.
E dyta është 21 janari për shkak të intensifikimit të hetimeve për këtë dosje dhe zgjerimit të rrethit të dëshmitarëve Berisha ka më shumë informacione se ne për atë që do të ndjek SPAK.
Do doja të shtroja disa pyetje, nëse një qytetarë i thjeshtë do ti thoshte Dumanit je kreu i organizatës kriminale, dhe nuk do të kishte imunitet politik a do të merrej i pandehur për kanosje. Kaq është pyetja për të kuptuar nëse qytetarët dhe poltikanët janë të njëjtë’, tha ai.