Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj, e ftuar në emisionin Open në News 24 deklaroi se pensionet janë të ulëta në mbi 30 vjet demokraci.
Nunaj tha se arsyeja kryesore se përse pensionet janë të ulëta nuk është informaliteti. Ajo tha se arsyeja kryesore se përse pensionet janë të ulëta është korrupsioni i lartë dhe emigracioni. Sa i përket informalitetit, Nunaj deklaroi se ky është një problem, që duhet ta zgjidhte vetë shteti.
Teuta Nunaj: Pensionet janë të ulëta në mbi 30 vjet. Edhe biznesi duhet të jetë i zëshëm. Informaliteti është prezent, por e thënë nga një drejtues shteti është paksa absurde, sepse është shteti që duhet të ulë informalitetin.
Informaliteti është arsye dytësore për mendimin tim. Arsyeja kryesore janë korrupsioni, keqmenaxhimi i fondeve. Një tjetër arsye është edhe emigracioni.