Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka lënë përkohësisht qelinë për të ditën dytë radhazi për të dëshuar në Komisionin Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up, mandati i të cilit përfundon ditën e sotme.
Ish-ministri Beqaj mbërriti në Kryesinë e Kuvendit, ku zhvillohet mbedhja, rreth orës 10:25, i shoqëruar nga forca policie dhe me pranga në duar.
Por, ashtu si ditën e djeshme, Ilir Beqaj u kujdes që të mos i dukeshin prangat.
Ai i mbuloi me një xhup të zi, ndërsa në duar mbante edhe një çantë.