“Je skllave e Berishës”- Deputeti i PS sulmon Albana Vokshin! Demokratja: S’do i gëzoni paratë e vjedhura

Shqipëria

“Je skllave e Berishës”- Deputeti i PS sulmon Albana Vokshin! Demokratja: S’do i gëzoni paratë e vjedhura

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 11:56
Albana Vokshi

Në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, deputeti i PS-së Petro Koçi i është drejtuar kryetares Albana Vokshi duke e cilësuar skllave të Sali Berishës.

Vokshi i është përgjigjur duke i thënë se Berishën nuk lënë rast pa e përmendur sepse e kanë frikë ngaqë ka qenë denoncuesi më i madh i aferave të qeverisë.

Ndër të tjera Vokshi paralajmëroi duke thënë se kush ka vjedhur paratë e shëndetësisë, nuk ka për t’i gëzuar.

Debati:

Koçi: Ky lloj procesi nuk ndihmon në identifikimin dhe ndëshkimin e  njerëzve të korruptuar. Një proces i parregullt ligjor kthehet në armë në dorën e të të pandehurve për tu mbrojtur në proceset e tyre ligjore. Nga një anë bëni sikur luftoni, përgojoni lloj lloj emrat duke e shndërruar në proces partiak. Këtu jemi në kampe partiake dhe secili mbështet liderët përkatës, por nëse ka një njeri në komision që tërë jetën ka qenë në shërbim dhe skllave e kryetarit të vetë, deri në vetëflijim biologjik, ajo jeni ju zonja kryetare, në shërbim të kryetarit Sali Berishës.  Ndërsa gjithë të tjerët mund të kenë pasur përplasje të tjera, edhe me kolegë të opozitës në rastin tuaj me Sali Berishën, në rastin tonë me Fatos Nanon dhe Edi Ramën. Ju jeni e vetmja që gjithë jetën keni qenë e gatshme për t’u vetëflijuar edhe biologjikisht për Sali Berishën.

Vokshi: A e kuptoni çfarë budallaqesh po flisni apo jo. Aq shumë frikë e keni Sali Berishën sa nuk keni lënë rast pa e përmendur. Ka qenë denoncuesi dhe është denoncuesi më i madh i korrupsioni në shëndetësi dhe në të gjitha aferat. Ju thoni mos përgojoni Vilma Nushin që ka futur në xhep paratë e analizave.

Koçi: Me Berishën jam gati të matem në cdo institucion drejtësie.

Vokshi: Sakrifikohem për të drejtat e qytetarëve që nuk marrin kurat, pacientët që nuk bëjnë kimioterapi. Për këtë sakrifikohem unë dhe të tjerët që janë e s’janë këtu. Ju sigurojmë që nuk do gëzojë as Edi Rama, as Vilma Nushi dhe secili që ka futur duart në paratë e mjekësisë. Drejtësia vonon por nuk harron. Asnjëri nuk do të gëzojë paratë e vjedhura të shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat