Një mësues i një shkolle 9-vjeçare më Korçë ka rënë në pranga pasi ngacmoi seksualisht dy të mitura me mesazhe.
Burime nga policia bëjnë me dije se 14 vjeçaret merrnin mesazhe në Whatsapp nga mësuesi Bledar Duro, i cili dyshohet se i ka ngacmuar për më tepër se 1 muaj.
Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar rastin e rëndë, ku kanë nxjerrë edhe mesazhet që u dërgonte mësuesi.
Sipas të dhënave, mesazhet dërgoheshin kur nxënëset nuk ishin në shkollë, pra jashtë orarit mësimor, ndërsa ishin bërë shumë të shpeshta kohët e fundit, sa e vetmja mënyrë për të ndaluar mësuesin ishte ta denonconin në polici.
Bledar Duro u arrestua menjëherë nga policia, ndërsa pritet të zbardhen më tepër detaje lidhur me rastin.