Mësuesi Bledar Duro është pezulluar nga detyra. Është ky vendimi i fundit që vjen nga Drejtoria e Shkollës “Sotir Gurra”, në momentin që u njoh me denoncimin e vajzave.
Gjithashtu mësohet se nga Drejtoria Arsimore do të zbatohet në vijim një plan masash shtesë për sigurinë e nxënëseve nëpër shkollat e qarkut.
Ndërkohë nga grupi hetimor mësohet se mesazhet kishin përmbajtje të rënda, të cilësuara si skandaloze të cilat nuk mund të bëhen publike.
Mësuesi Bledar Duro është arrestuar nga policiapër ngacmim seksual. Burime nga policia thanë për “ABC News” se 14-vjeçaret merrnin mesazhe në “whatsapp” nga mësuesi Bledar Duro, i cili dyshohet se i ka ngacmuar për më tepër se 1 muaj.
Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar rastin e rëndë ku kanë nxjerrë edhe mesazhet që u dërgonte mësuesi.
Sipas informacioneve, mesazhet dërgoheshin kur nxënëset nuk ishin në shkollë, pra jashtë orarit mësimor, ndërsa ishin bërë shumë të shpeshta kohët e fundit sa e vetmja mënyrë për të ndaluar mësuesin ishte ta denonconin në polici.