Gërryente lumin Mat dhe merrte inerte pa leje, në pranga pronari i një subjekti në Milot

Shqipëria

Gërryente lumin Mat dhe merrte inerte pa leje, në pranga pronari i një subjekti në Milot

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 13:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Përparim Kurti pronar i një subjekti në Milot është vënë në pranga nga policia pasi është zbuluar se në kundërshtim me ligjin, kryhej veprimtaria e përpunimit të inerteve që merreshin pas gërryerjes së shtratit të lumit Mat.

Gjithashtu është ndëshkuar edhe me masë masë administrative 2 000 000 lekë.

Sipas policisë përveçse dëmtohej mjedisi, aktiviteti kryhej pa dokumentacionin përkatës, punonjësit ishin të paregjistruar dhe fshiheshin të ardhurat e përfituara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat