Përparim Kurti pronar i një subjekti në Milot është vënë në pranga nga policia pasi është zbuluar se në kundërshtim me ligjin, kryhej veprimtaria e përpunimit të inerteve që merreshin pas gërryerjes së shtratit të lumit Mat.
Gjithashtu është ndëshkuar edhe me masë masë administrative 2 000 000 lekë.
Sipas policisë përveçse dëmtohej mjedisi, aktiviteti kryhej pa dokumentacionin përkatës, punonjësit ishin të paregjistruar dhe fshiheshin të ardhurat e përfituara.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.