Masakra në Dobraç, Proda: Shumë shpejt do kemi rezultate konkrete

Shqipëria

Masakra në Dobraç, Proda: Shumë shpejt do kemi rezultate konkrete

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 14:44
Ilir Proda

Në mbledhjen e zhvilluar në Komisionin e Sigurisë, drejtori i Policisë Ilir Proda, ka folur edhe për ngjarjen me katër viktima që tronditi Shkodrën.

Proda garantoi se shumë shpejt lidhur me këtë masakër do të ketë rezultate konkrete.

“Për ngjarjen e Shkodrës, me garanci shumë të plotë shumë shpejt do kemi rezultate konkrete. Sikur të kisha shkopin magjik se jam qytetar vete, do e ktheja kohën, por ja që kjo ngjarje na ka ndodhur.”, ka thënë ai.

Objektiv i atentatit dyshohet se ishin dy nga viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati si edhe një tjetër që mendohet se udhëtonte me ta në makinë, por që ende nuk është identifikuar nga autoritetet.

Dyshimet kryesore të hetuesve janë për praninë e Ibrahim Licit i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga atentati, 23-vjeçari Hamza Lici i cili ishte në drejtimin e makinës tip Benz, humbi kontrollin dhe përplasi çiftin e bashkëshortëve Basha, ku Flutura Basha ndërroi jetë në vend, ndërsa bashkëshorti humbi jetën pas disa ditësh në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat