Është shoqëruar me debate mbledhja e komisionit të sigurisë, ku drejtori i Përgjithshëm i Policisë prezantoi buxhetin për vitin 2025.
Deputeti demokrat Asllan Dogjani, kërkoi ndërkohë sqarime për emërimin e drejtuesve të policisë, duke akuzuar se drejtues të grupeve kriminale po ndërhyjnë në këtë garë.
Në përgjigje ndaj deputetit Dogjani, Proda tha se drejtorët e shpallur fitues janë oficerë me kontribute.
“Janë oficerë me kontribute dhe jap garanci maksimale për drejtorët. Sa për grupet ktimianle me këtë që thoni ju, po më duket se edhe konkursi për veten time është bërë te 313. Të gjithë 15 garuesit kanë vetëm meritën prapa tyre dhe nuk është askush tjetër. Për buxhetin, nuk është cështje buxheti për vrasjet. Në Suedi janë shtuar vrasjet me pagesë por atje nuk mendoj që u mungon buxheti.” – tha Proda.