“I çuan picë katër stinët”, Beqaj në pritje për të dëshmuar, Curri: Këto dy ditë i kanë bërë një dhuratë të madhe

Shqipëria

“I çuan picë katër stinët”, Beqaj në pritje për të dëshmuar, Curri: Këto dy ditë i kanë bërë një dhuratë të madhe

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 06:14
Arian Curri

Arian Curri komentoi zhvillimet në komisionin hetimor parlamentar të për “check-up” dhe sterilizimin, ku prej dy ditësh ish-ministri Ilir Beqaj ka qenë në pritje për të dëshmuar.

Në studion e Top Story ai tha se Beqaj ka dy ditë që pret të dëshmojë, por socialistët e kanë penguar.

Sipas tij në këto dy ditë atij i është bërë dhuratë “liria”, ndërsa shtoi më tej se deputetët socialistë e kanë takuar teksa ndodhej në ambientet e Kryesisë.

“Nuk po e pengon PD për të dëshmuar, por PS. I kanë çuar picë katër stinët dhe dy ditë nga 8 orë, komisioni i ka bërë një dhuratë të madhe se është në liri, gjatë ditës dje dhe sot ka pasur vizitë nga deputetët e PS, i kanë çuar dhe raki”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat