U qëllua mbrëmë me një plumb në kokë, ndërron jetë 52-vjeçari në Tiranë

Shqipëria

U qëllua mbrëmë me një plumb në kokë, ndërron jetë 52-vjeçari në Tiranë

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 08:05
Foto ilustrim

Ka ndërruar jetë në spital pak orë pasi u plagos me armë zjarri 52-vjeçari Eduart Reci.

Ai mbeti i plagosur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme te “Rruga e Elbasanit” në Tiranë, ku u qëllua nga me një plumb në kokë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të banesës së tij, ndërsa u transportua te spitali i Traumës, por nuk ia doli dot.

Autori është në arrati, ende i paidentifikuar nga policia, ndërsa shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat