Ka ndërruar jetë në spital pak orë pasi u plagos me armë zjarri 52-vjeçari Eduart Reci.
Ai mbeti i plagosur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme te “Rruga e Elbasanit” në Tiranë, ku u qëllua nga me një plumb në kokë.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të banesës së tij, ndërsa u transportua te spitali i Traumës, por nuk ia doli dot.
Autori është në arrati, ende i paidentifikuar nga policia, ndërsa shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende.