Komisioni hetimor i Shëndetësisë, seancë maratonë deri pas mesnate, Beqaj nuk dëshmon dot

Shqipëria

Komisioni hetimor i Shëndetësisë, seancë maratonë deri pas mesnate, Beqaj nuk dëshmon dot

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 08:08
Ilir Beqaj

Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Shëndetësi, vijoi me debate mes opozitës dhe mazhorancës, për disa orë me radhë, ndërkohë që mandati përfundon më 14 nëntor.

Debatet nisën në lidhje me dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili për dy ditë me radhë u shfaq në Kryesinë e Kuvendit, për të dhënë dëshminë e tij në Komision, por dëshmia e tij nuk u dha për shkak të debateve mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Por teksa Beqaj priste të jepte dëshminë në kryesinë e Kuvendit, deputetët e PD-së insistuan që në Komision të thirren për të dëshmuar Vilma Nushi si dhe kryeministri Edi Rama.

“Të nënshkruajmë një vendim të ndërmjetëm, ku kërkojmë shtyrjen e afatit dhe thirrjen e dëshmitarëve, Edi Rama dhe Vilma Nushin. Sot vijojmë marrim në pyetje Beqajn dhe të ezaurohet e gjithë lista e dëshmitarëve”- tha Vokshi.

Nga ana tjetër socialistët akuzuan demokratët se nuk po lejojnë që Beqaj të japë dëshminë e tij, ndërsa Albana Vokshi dhe deputetë të tjerë të opozitës, zhvendosën debatin te përfituesja e koncesionit të Check Up, Vilma Nushi.

Plarent Ndreca, nënkryetar i këtij komisioni, kërkoi vazhdimin e rendit të ditës që është miratuar, duke theksuar se “nëse doni të bëni monologë, vazhdoni me monologët tuaj, ne duam të vijojmë me rendin e ditës”. Sipas tij, është e rëndësishme që të thirret dëshmitari dhe të vazhdohet me procesin hetimor, pasi është miratuar një rend dite i qartë.

“Ne nuk po arrijmë dot të respektojmë rendin e ditës. Ne kemi që në orën 10:30 që kërkojmë të thirret dëshmitari dhe të dëgjojmë dëshmitarin”- u shpreh Ndreca.

Sakaq në Konferencën e Kryetarëve u rrëzua kërkesa e PD-së për shtyrje të afatit të Komisionit Hetimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat