Problemet në urën e Përroit të Bënjës, ndërhyrje emergjente për restaurimin

Shqipëria

Problemet në urën e Përroit të Bënjës, ndërhyrje emergjente për restaurimin

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 08:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Restaurimi në urën mbi përroin e Bënjës eviton shembjen e saj. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër bën me dije se ka filluar ndërhyrjen emergjente për restaurimin në shpatullën e majtë të urës mbi përroin e Bënjës, monument kulture kategori e parë, duke evituar shembjen pas gërryerjes nga prurjet e përroit. DRTK shprehet se ura është e pozicionuar në të hyrë të fshatit Bënjë , në lagjen e poshtme të tij që kaloj nëpër një grykë të ngushtë e derdhet në lumin e Lengaricës. “Ka një harmonizim të bukur me ambientin rrethues. Ura ngrihet mbi një hark të vetëm me hapësirë dritë 6.4 m qemeri i harkut përfshirë dhe arkivoltën, ka trashësi 70 cm.

Arkivolta shkel me dhëmbë 7cm mbi harkun e poshtëm, në ngritjen e urës është patur parasysh ngushtica minimale e përroit si dhe fotësinë e brigjeve duke e ndërtuar në pjesën më të ngushtë dhe duke u mbështetur në brigjet shkëmbore të qëndrueshëm. Në pjesën qëndrore të arkivoltës janë inkastruar katër kolona të vogla prej shtufi që sigurojnë një lidhje të mirë të muraturës së urës”, thuhet nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër.

DRTK vijon më tej se kolona të tilla formë brezash vertikalë vërehen dhe të tjera në muret bregore të urës. Puna që po bëhet në këtë objekt që është monument kulture është në vijim edhe të tjera ndërhyrjeve më parë, që janë bërë nga specialistët e kësaj drejtorie të trashëgimisë kulturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat